Afera korruptive e tregut të Gjirokastrës, skandali në gjimnazin e Libohovës dhe gjobëvënia ndaj biznesmenit. 3 dosjet që ‘flenë’ në sirtarin e prokurorit Julian Cafka (VIDEO)
Emisioni “Stop” në Tv Klan i është rikthyer sërish mbrëmjen e djeshme skandaleve në Prokurorinë e Gjirokastrës, ku drejtuesi i përkohshëm i saj, Julian Cafka, mban pezull prej vitesh disa dosje. “Stop” rreshtoi së paku 3 dosje në dorë të këtij prokurori. Së pari është afera korruptive e Zamira Ramit me tregun industrial, që u ngrit në kushte tërësisht të pafavorshme për Bashkinë Gjirokastër. Së dyti është skandali në gjimnazin “11 Shkurti” në Libohovë, ku një nxënësi i viheshin notat në shkollë edhe pse figuronte si azilant në Francë. Së treti është gjobëvënia ndaj një biznesmeni në Gjirokastër dhe tentativa për t’i marrë peng djalin. Këto tre dosje mbahen në sirtar nga prokurori Julian Cafka prej vitesh pa asnjë përgjigje për palët e interesuara. Për më shumë shihni videon më poshtë të emisionit “Stop”.