Shkarkohet kreu i AKU Gjirokastër, Armand Hilaj

Kreu i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Armand Hilaj, është shkarkuar nga detyra. Vendimi është firmosur nga drejtuesja e re e AKU-së, Jeta Deda.

Motivet e largimit nuk dihen ende, por gjasat janë që lëvizja të jetë e thjesht një rrokadë që ndodh rëndomë në Shqipëri sa herë lëvizin titullarët e institucioneve qëndrore.

Armand Hilaj u emërua në krye të AKU Gjirokastër në shtator 2020 pas largimit të Beso Brahimit.

Nuk dihet ende se kush do të emërohet në vend të tij. Ka zëra që flasin për një ish përfaqësues të LSI-së, sidoqoftë deri më tani s’ka asgjë zyrtare. ©argjirolajm.net