Punonte tokën, zetori përmbyset, ndërron jetë i moshuari në Lunxhëri
October 23, 2022
Pas aksidentit të mbrëmshëm në Valare ku humbi jetën një fëmijë 12-vjecari, i goditur me makinë nga një oficer policie, mbrëmjen e sotme në Lunxhëri ka ndodhur një tjetër ngjarje e rëndë. Policia informon se rreth orës 17:20, në fshatin Karjan, Gjirokastër, shtetasi F. D., rreth 85 vjeç, duke punuar tokën me mjet zetor, mjeti është pëmbysur dhe e ka zënë poshtë shtetasin F. D., i cili për pasojë ka humbur jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të situatës.