Mes të plagosurve në Larisa edhe një vajzë nga Libohova, xhaxhai rrëfen tmerrin: Pasi telefoni nuk përgjigjej, u nisëm urgjentisht, nuk dinim ku do venim
Xhaxhai i studentes 20 vjecare shqiptare që mbeti e plagosur në aksidentin hekurudhor ne Larisa të Greqisë, rrëfeu për ABC News, orët e ankthit pasi u njoftuan për lajmin, ndërsa lidhje me mbesën bëhej gjithnjë e më vështirë.
“Kam mbesën time, quhet Olta Kulla. Vajza ishte në komunikim të përhershëm me të ëmën gjatë udhëtimit. Në një moment u ndërpre komunikimi. E merrte në telefon, nuk përgjigjej njeri. Aty u shqetësua nuk dinim gjë se cfarë kishte ndodhur, nuk dinim arsyem se pse nuk komunikonte. Filluam telefonatat e tjera dhe e morëm vesh se kishte ndodhur një aksident vetëm përmes një shoqes së vet, që ishte bashkëudhëtare. Mundoheshim të komunikonim por ishte i pamundur komunikimi. Pasi telefoni nuk përgjigjej, u nisëm urgjentisht, nuk dinim ku do venim. Të ëmës i erdhi një mesazh zanor nga vajza, përmes një mjekeje në spital që thoshte: Jam gjallë dhe jam në filan spital. Aty më pas erdhëm këtu” u shpreh Krenar Kulla, xhaxhai i vajzës.