Kandidati i PS nis fushatën në Libohovë (FOTO)
Leonard Hide, kandidati i Partisë Socialiste në Libohovë, është shfaqur mbrëmjen e sotme krah ministres Mirela Kumbaro në një takim të parë me strukturat e PS-së dhe më pas në një bashkëbisedim me disa të rinj. Në fotot e publikuara në rrjetet sociale të Partisë Socialiste, thuhet se biseda ka qenë një diskutim i hapur për “projekte e ambicje në të mirë të Libohovës”.
Leonard Hide ka një karrierë të gjatë në Policinë e Shtetit, nga e cila hoqi dorë ditë e fundit për të hyrë në garë me kushëririn e tij nga PD, Adil Xhelili, për të fituar Bashkinë Libohovë. Disa ditë më parë vetë Xhelili në një reagim të tij tha se garën nuk e ka me kushëririn, por me modelin e qeverisjes dhe se ndryshe nga Hide që është i emëruar, ai vetë është i zgjedhur për këtë garë duke iu referuar kështu primareve në PD.