Kumbaro: Projekti i ri për Libohovën me Leonard Hiden, fitorja e PS nuk diskutohet
Nga Mirela Kumbaro
Leonard Hide, kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Libohovës, u prezantua sot para Asamblesë së Partisë Socialiste, duke përmbyllur kështu listën me 7 kandidatë për të 7 bashkitë e Qarkut Gjirokastër. Jemi krenare për libohovitin Leonard Hide, që do të drejtojë këtë bashki pas 14 majit 2023. Intelektual i shkolluar me pasion, qytetar model dhe i respektuar nga të gjithë pa dallim partiak, familjar dhe baba shembullor, profesionist i shkëlqyer në radhët e Policisë së Shtetit për 25 vjet duke shërbyer me ndershmëri dhe me përkushtim shoqëror dhe ligjor.
Me “Projektin e Ri për Libohovën”, si një figurë përbashkuese e fshatrave dhe e qytetit, e lagjeve dhe komuniteteve, Leonardi me angazhimin e tij publik bëhet pjesë e programit të Partisë Socialiste, të forcës më progresiste, që ka transformuar vendin, Qarkun e Gjirokastrës, dhe Libohovën. Fitorja e Partisë Socialiste dhe e Leonard Hides në 14 maj është e padiskutueshme!
Libohova në këto vite, pas investimeve dhe punëve të bëra që kanë sjellë dallëndyshet e para të agroturizmit, e ka shumë të qartë bindjen se nuk ka më kthim pas në kohën e errësirës dhe të harresës së plotë nga qeverisjet e mëparshme.