Nis puna për asfaltimin e rrugës, Nardi Hide: Libohova s’mund të jetë peng i hallit që ka zënë PD-në. Duhet të vazhdojmë të punojmë së bashku për investime të tjera
Ka nisur puna për asfaltimin e segmenit të mbetur të rrugës që është vazhdim i asaj nga Kthesa e Libohovës. Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë Libohovë e quan këtë një lajm të mirë sidomos për banorët e Labovës, Suhës e Stegopulit që e përdorin më shumë. Hide thotë se prandaj duhet t’i japim një votëbesim Partisë Socialiste me votë në 14 maj për të vijuar me punë të tilla.
“E di që nevojat për investime të tilla janë të shumta, i njoh mjaft mirë problemet e zonës dhe shqetësimet e secilit fshat. Prandaj kërkoj besimin tuaj me votë në 14 maj që të vazhdojmë të punojmë së bashku për punë të tjera të mira si ato që janë bërë në Libohovë”, shkruan Hide.
Sipas tij halli Partisë Demokratike nuk është halli i Libohovës, prandaj kjo bashki s’duhet të kthehet prapa.
“Nëse nuk i bëjmë ne këto punë, ata që kemi përballë s’kanë asnjë mundësi, as nuk dinë dhe as duan të bashkëpunojnë me qeverinë. Halli i partisë së tyre nuk është halli ynë, Libohova s’mund të mbahet peng për hallin e partisë së tyre. Libohova duhet të jetë në punë. Unë kam një Projekt të Ri, që duhet ta çojmë përpara me votë”, shkruan Hide.