Nisja zyrtare e fushatës, Nardi Hide: Libohova kurrë më mbrapa!
Nga Leonard Hide
Rrugëtimi ynë drejt fitores së 14 majit, që e kemi një përgjegjësi të përbashkët ndaj Libohovës për të mos e kthyer mbrapa e për të mos e shkëputur nga ritmi i transformimit e punëve të mira, nis me mbjelljen e pemëve. Fidanë të rinj këtu në Libohovë, fidanë të rinj edhe në Tiranë e kudo gjetkë në Shqipëri për të dëshmuar me forcën e shembullit modelin tonë ndryshe nga ata që kemi përballë. Në këto 30 ditë që kemi parpara do t’ju takoj të gjithëve e do të flas me secilin nga ju, për t’ju treguar ku është e mira për Libohovën, ku është perspektiva dhe pse vota e 14 majit duhet të shkojë vetëm te Partia Socialiste.
Ne kemi provën e punëve që flasin vetë dhe mbështetjen e Qeverisë pa të cilën edhe po të duam nuk iu japim dot zgjidhje shumë punëve e problemeve që kemi në Libohovë. Gënjejnë ata që thonë të kundërtën!
Miqtë e mi libohovitë, nepravishnjotë, zagoritë, labovitë, suhotë e bulotë, është koha të shtojmë radhët tona, të bashkojmë mendjet dhe zemrat e të gjithëve e të ngrihemi në lartësinë e kësaj përgjegjësie historike për të mos e kthyer mbrapa Libohovën. Kurrë më mbrapa! Projekti ynë i ri për Libohovën është rruga e duhur. Vetëm përpara!