Rruga e Labovës si ishte dhe si është, Nardi Hide: E për çfarë duhet të kthehemi mbrapa te hijet e së shkuarës?! Kurrë më!
Kandidati i PS-së për Bashkinë Libohovë, Leonard Hide, ka risjell në vëmendje investimin e bërë në rrugën e Labovës së Kryqit. Ai thotë se s’ka asnjë arsye për t’u rikthyer Libohova mbrapa te hijet e së shkuarës. Më poshtë reagimi i plotë i Hides.
Të gjithë e mbajnë mend rrugën e tmerrshme për në Labovën e Kryqit. Dhe derisa pa u bërë rruga as që nuk mendohej për turizëm në këtë fshat, as nuk mendohej që të bëheshin bujtina e restorante apo të shkonin autobusë me turistë. Sapo Bashkia Libohovë shkoi në drejtimin e duhur ky investim u krye dhe sot Labova e Kryqit ka një perspektivë të ndritur përpara për zhvillimin e turizmit. E për çfarë duhet të kthehemi mbrapa te hijet e së shkuarës?! Kurrë më! Vetëm përpara me Partinë Socialiste për punë të tjera të mira për Bashkinë Libohovë👍