Kumbaro në Fushë Nepravishtë: Me Nardin kryetar bashkie punët e mira që sjellin zhvillim do të shtohen për Libohovën
Mirela Kumbaro ka vijuar takimet elektorale në Fushë Nepravishtë për të mbështetur kandidatin e Partisë Socialiste për Bashkinë Libohovë, Leonard Hide. Ajo thotë se punët e mira që sjellin zhvillim do të shtohen më shumë me kryetarin e ri dhe se Libohova do të jetë xhevahiri i qarkut Gjirokastër në katër vitet e ardhshme.
“Me kandidatin tonë dhe kryebashkiakun e #Libohovës pas 14 majit Leonard Hiden, në një bashkëbisedim të sinqertë me banorët e zonës, fermerë nga më punëtorët që njeh ajo zonë, për t’i takuar e për të dëgjuar çdo sugjerim dhe çdo problem të tyre sepse për ne janë NJERËZIT të parët, plot punë kemi bërë e po bëjmë për Nepravishtën, po nuk mjafton. Punët e mira që sjellin zhvillim do të shtohen edhe më shumë me Nardin kryetar të Bashkisë pas datës 14 maj, dhe Libohova e katër viteve të ardhshme do të jetë xhevahiri i qarkut të Gjirokastrës”, shkruan Kumbaro teksa publikon foto nga takimi.