Rama: Kur Libohova ishte bastion i PD-së, ishte simbol i dembelizmit dhe i një klani që sundonte. Pasi ne nisëm ta qeverisim është si nata me ditën
April 29, 2023
Gjatë takimit në Gjirokastër kryeministri Edi Rama ka folur edhe për Libohovën, bashki që Partia Socialiste e mori prej vitit 2015. Ai solli në vëmendje faktin që Libohova më parë konsiderohej një bastion i PD-së.
“Ç’do të thotë bastion? Bastion i papastërisë, bastion i dembelizmit, bastion i një klani që studion, bastion ku plehrat rrinë 2-3 ditë mbi kazan, bastion pa kopshte, bastion pa shkolla, bastion me kushte mizerabël. Kur shkon të votosh do të mendosh nëse ai që ti voton do ta bëjë më të mirë apo më keq? Libohova na dha mundësinë që ne ta drejtojmë dhe ndryshimi është nata me ditën. Sot Libohovë ka potenciale të jashtëzakonshme pë t’u shndërruar në një qendër të rëndësishme turistike dhe sipërmarrjet e para kanë nisur”, tha Rama.