Teksa rruga e Suhës po asfaltohet, kandidati i PD-së premton të shtrojë qendrën e fshatit
Ndërkohë që rruga e Suhës po asfaltohet plotësisht, kandidati i PD-së së mbështetur nga Sali Berisha për Bashkinë Libohovë, Adil Xhelili, thotë se do të shtrojë dhe sistemojë qendrën e fshatit. Ai e rendit këtë pjesë mes disa pikave për zhvillimin e infrastrukturës 2023-2027. Ja cfarë shkruan Xhelili në faqen e tij në Facebook.
Disa çështje të infrastrukturës dhe zhvillimit mjedisor për periudhën 2023-2027.
✅️Krijimi i ekipit me inxhinierë,ambientalistë, specialistë mjedisi e kulture vendas për infrastrukturën dhe mbrojtjen e territorit
✅️Hartimi i planeve të detajuara vendore për Libohovën dhe njësitë administrative. ✅️Shfrytëzimi racional i tokës duke përdorur në mënyrë sa me efikase te gjitha resurset e zonës, komision verifikues për ndarjen e tokës.
✅️Hipotekimin e pronave së bashkisë dhe administrimi i tyre sa më me efikasitet.
✅️Lëshimin e lejeve për ndërtim dhe zhvillime të tjera me procedura sa me të lehtësuara.
✅️Shtrim dhe sistemim i të gjitha rrugëve dhe rrugicave të brendshme në Libohovë dhe fshatra brenda mandatit të parë.
✅️Shtrim-sistemim i qendrës së fshatit Nepravishtë brenda mandatit të parë
✅️Përfundimi i investimit në sheshin e Nepravishtës, nisur nga të rinjtë e fshatit.
✅️Projekt dhe gjetje burim financimi për rrugën Teqe- Fushë dhe lagjia Baillo Libohovë
✅️Shtrim-sistemim i qendrës së fshatit Suhë, dhe fshatit Bulo brenda mandatit të parë.
✅️Investim për rrugën e fshatit Labovë e Sipërme.
✅️Investim për rrugën e fshatit Çajup-Topovë
✅️Sistemim dhe shtrim i pjesshëm i rrugëve lidhëse të fshatrave në Zagori
🌳🌳Pyllezim vjetor në gjithe territorin e bashkisë
🛝🎠Krijimi i mini-parqeve të gjelbëruara nëpër lagje e qendra fshatrash