Kumbaro: Gjyshja më ka treguar se Libohova qëndron me lart se Gjirokastra (VIDEO)
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit e njëherazi drejtuesja politike e PS në qarkun Gjirokastër ndodhet këto ditë në qark për takimet festive të fundvitit.
Teksa publikoi një video nga Libohova ku edhe fjeti natën e shkuar, Kumbaro thotë me humor se gjyshja e saj i ka treguar vazhdimisht që, Libohova është më lart se Gjirokastra.
“I embel mengjesi kur zgjohem ne Libohoven e femijerise time. Kujtoj gjyshen time qe me thoshte se Libohova eshte me lart se Gjirokastra. Ja shikojeni peizazhin nga ballkoni libohovit mbi shpatin e Malit te Gjerë: Gjirokastren, me tej Lazaratin, dhe ne lugine fshatrat e bukur te Dropullit qe sot i ka veshur velloja e mjegulles… te gjithe si rruaza te nje gjerdani magjepses ku kam nderin e privilegjin te punoj”, shkruan Kumbaro.
View this post on Instagram