Papa në bazilikën e Shën Marisë, vendos buqetën me lule që mori në Tiranë
September 22, 2014
Një ditë pas vizitës në Shqipëri, Papa Françesku ka zhvilluar që në mëngjes një lutje në bazilikën e Shën Marisë. Sikurse konfirmon shefi i zyrës së shtypit në Vatikan, At Federiko Lombardi, rreth orës 12:00, Ati i Shenjtë ka falënderuar Shën Marinë për mbrojtjen dhe udhëtimin e mbarë në Tiranë.
Kreu i Vatikanit ka vendosur dhe një buqetë me lule në bazilikë, të cilën e mori gjatë qëndrimit në Shqipëri. Lutjes së Atit të Shenjtë iu bashkuan dhe besimtarë të tjerë të pranishëm në bazilikë.
Më 21 shtator, Papa Françesku zhvilloi një vizitë njëditore në Tiranë. Kreu i Vatikanit vlerësoi bashkëjetesën fetare në vend. Kjo ishte vizita e parë e Atit të Shenjtë në një vend evropian.