Kakavijë, mbi 8 mijë emigrantë kthehen për pushime në vendlindje
July 21, 2014
Kur kemi hyrë tashmë në 10 ditët e fundit të muajit korrik, gjithnjë e më shumë po rritet numri i emigrantëve shqiptarë në Greqi që kthehen në vendlindje për të kaluar pushimet verore.
Në 48 orët e fundit nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kakavijës kanë hyrë mbi 8 mijë persona. Pala shqiptare në kufi punon me 6 sportele në hyrje dhe po kaq në dalje, për të evituar pritjet e udhëtarëve.
Për një mbarëvajtje sa më të mirë të fluksit të udhëtarëve, ka pasur edhe një takim mes palës shqiptare dhe asaj greke në kufi. Përveç emigrantëve që kthehen, ka edhe një numër të konsiderueshëm të qytetarëve që ikin në vendin fqinjë për të kaluar pushimet.