Sot nis aplikimi për Lotarinë Amerikane, njihuni me udhëzimin e plotë
Ambasada Amerikane bën me dije se aplikimi për lotarinë Amerikane nis në datën 1 tetor. “Regjistrimi elektronik për lotarinë DV-2016 do të fillojë të mërkurën, më 1 tetor 2014 në orën 12:00 mesditë, Ora Ditore Lindore (EDT) (GMT-4) dhe do të mbyllet të Hënën, më 3 nëntor 2014, në orën 12:00 Ora Standarte Lindore (EST)(GMT-5) “- sqaron ambasada. Ndërkohë jepen edhe udhëzimet dhe kriteret që duhet të plotësojnë aplikantët.
“Aplikantët që janë përzgjedhur nga programi i lotarisë (“të përzgjedhurit”) duhet të plotësojnë kërkesa të thjeshta, por të rrepta, të pranueshm¸ris¸ në mënyrë që të kualifikohen për një vizë shumëllojshmërie. Një kompjuter përzgjedh rastësisht aplikantët për vizën e lotarisë. Vizat e lotarisë shpërndahen ndërmjet gjashtë rajoneve gjeografike dhe asnjë vend i veçant¸ nuk mund të përfitojë më shumë se 7% të Lotarive (DV-ve) të disponueshme për çdo vit.
Për Lotarinë DV-2016, vendasit e shteteve të mëposhtme nuk janë të ligjshëm për të aplikuar, pasi këto shtete kanë dërguar në total më shumë se 50,000 emigrantë në SHBA në pesë vitet e shkuara: Bangladesh, Brazil, Kanada, Kinë (të lindurit në kontinent), Kolumbi, Republika Domenikane, Ekuador, San Salvador, Haiti, India, Xhamaika, Meksikë, Nigeri, Pakistan, Peru, Filipine, Koreja e Jugut, Mbretëria e Bashkuar (me përjashtim të Irlandës së Veriut) territoret e varura prej saj dhe Vietnam. Personat e lindur në Hong Kong SAR, Makau SAR dhe Taivan janë të ligjshëm”- sqarohet në udhëzimin e ambasadës.
UDHEZIMI PER APLIKANTET. KLIKO KETU