Tjetër operacion antidrogë në Gjirokastër, në pranga një 47-vjeçar
September 30, 2014
Policia e Gjirokastrës ka ndërmarrë sot një tjetër operacion antidrogë, duke sekuestruar 90 kg marijuanë. Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, policia ka ushtruar kontroll në banesën e 47-vjecarit Adrian Braja, banues në Gjirokastër.
Në bodrumin e shtëpisë së tij dhe në një nga dhomat u gjendën 8 thasë me lëndë narkotike në formë boçe, gjithësej 90 kg kanabis, si dhe një makinë që shërbente për presimin e lëndës narkotike. Policia ka kryer arrestimin në flagranc të Brajës, ndërsa materialet hetimore në ngarkim të tij i kanë kaluar prokurorisë.