Pranga 42-vjeçarit nga Tepelena, qëlloi me kallashnikov nga dritarja e banesës
October 3, 2014
Policia e Tepelenës ka rrestuar mëngjesin e sotëm 42-vjeçarin Vidan Zeneli, pasi në gjendje depresive ka terrorizuar banorët e lagjes “Tre Heronjtë”, duke qëlluar ma kallashnikov nga dritarja e banesës së tij. Falë ndërhyrjes në kohë të policisë është bërëi mundur neutralizimi i situatës dhe heqja e armës nga duart e Zenelit.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma dhe gëzhojat, ndërsa çështja i ka kaluar për hetim prokurorisë.