Kakavijë, sekuestrohet drogë e armë, në pranga një grek
October 17, 2014
Një qytetar grek është arrestuar dhe një sasi e konsiderueshme droge e armësh janë sekuestruar në pikën kufitare të Kakavijës.
Në pranga ka rënë 48 vjeçari C. Kontekakis. Gjatë një kontrolli në automjet, atij i janë gjetur dhe bllokuar 10.4 kilogramë heroinë dhe një kallashnikov e 17 pako e fishekë.
Policia po vijon me dokumentimin e ngjarjes dhe hetimin e mëtejshëm të saj.