Tony Blair do të mbrojë Shqipërinë në gjyqin e UEFA-s
Këshilltari i Kryeministrit Edi Rama, Tony Blair do të mbrojë Shqipërinë para Qeverisë Eropiane të Futbollit. Ish Kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair do të mbrojë Shqipërinë para Komisionit Disiplinor të UEFA-së për akuzat pas ndeshjes së ndërprerë kundër Serbisë në Beograd.
Kuqezinjtë akuzohen për dy gjëra: Refuzimin e vazhdimit të ndeshjes dhe lëshimin e flamurit mbi stadiumin e Partizanit gjatë ndeshjes të vlefshme për Eliminatoret e Euro 2016.
Përveç ish-kryeministrit britanik në ekipin kuqezi do të jetë edhe avokati i njohur Skënder Fani. Me grumbullimin e provave po merret drejtori juridik Enton Lita. Por kjo është vetëm pjesa e dukshme e FSHF-së. Në anën tjetër është një ushtri që merret me këtë çështje. Është shteti shqiptar i cili po koordinon punën për të arritur një fitore jashtë fushe më 23 tetor. Kështu shumë njerëz po merren me çështjen e mbledhjes së fakteve nga qeveria që po ndihmon me sa të mundë FSHF-në. Gjithsesi në fushë kanë zbritur forca të mëdha.
Është Toni Bler dhe zyra e tij këshilluese së bashku me lobuesit më të mëdhenj në Botë po bëjnë të pamundurën për të fituar këtë beteje. Prej ditësh ”ushtria” ka nisur punën dhe shpresohet që në fund të jetë Shqipëria të marrë tre pikët dhe të ndëshkojë dhunuesit e Serbisë për skandalin në Beograd.