Gjirokastër, ndërhyrje në zonën muzeale, restaurohen disa banesa
Për të shmangur degradimin si shkak i motit të keq të dimrit disa monumente kulture në Gjirokastër të kategorisë I dhe II, po i nënshtrohen restaurimit dhe mirëmbajtjes.
Në këtë drejtim po punohet në banesën e gurtë të Hadërajve në pjesën e sipërme të zonës historike, ndërkohë që do të nisin punimet mirëmbajtëse edhe në banesën e Gurgait në lagjen “Mecite”.
Sipas arkitektit restaurator Agron Doraci, këto ndërhyrje synojnë mos degradimin e mëtejshëm të vlerave të trashëgimisë kulturore në banesat e cilësuara rrezik shembje në qytetin e Gjirokastrës, prej 9 viteve, pjesë e familjes së madhe të UNESCO-s.
Megjithatë akordimin e vazhdueshëm të fondeve për restaurimin e komplekseve muzeal në zonën historike të qytetit të gurtë, sërish braktisja nga pronarët dhe amortizimi i tyre, po rrezikojnë humbjen e vlerave të traditës./Shqiptarja.com