Putin e fillon turneun në Amerikën Latine
July 10, 2014
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nesër e fillon turneun në Amerikën Latine, me ç’rast pritet ta vizitoj Kubën, Argjentinën dhe Brazilin.
Yuri Ushakov, ndihmës i zotit Putin tha sot në Moskë se ai do ta nënshkruaj një legjislacion sipas të cilit do të shlyhet 90% e borxhit prej 35 miliardë dollarësh të Kubës ndaj Rusisë.
Gjatë qëndrimit në Havanë, Putin do të takohet me zyrtarët më të lartë të Kubës, ndërsa është paralajmëruar edhe takimi me ish-presidentin, Fidel Castro.