Vdekja e të moshuarës, rrëfehet djali dhe nusja: Nëna ishte varur poshtë krevatit

fbdfb

Lihen në qeli bashkëshortët Sharaf dhe Donika Aliko, të cilët dyshohen për vrasjen e 92-vjeçares. Gjykata e Gjirokastrës, dje vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj 66-vjeçarit dhe gruas së tij 59 vjeçe, pas provave të paraqitura nga pro-kurori Julian Çafka. 

Ndërkohë, avokati mbroj-tës Arjan Soti i ka cilësuar antiligjore veprimet e prokurorisë dhe të policisë, ndërsa provat si të pamjaftueshme, duke kërkuar kështu lirimin e çiftit Aliko. Ndërsa, dy të pandehurit kanë mohuar akuzat ndaj tyre, si dhe përfshirjen në këtë ngjarje. Sharafi ka deklaruar se nëna e tij është vetëvarur, por e ka fshehur këtë fakt pasi i vinte turp nga fqinjët dhe ata që i njihnin. Ai është shprehur se ka qenë bashkëshortja që e ka njoftuar për vdekjen e nënës. “Pasi më telefonoi Donika, lashë punën dhe u nisa direkt për në shtëpi. Nënën e gjeta të varur poshtë krevatit”, – ka thënë 66-vjeçari. 

Ndërsa, Donika Aliko ka treguar se si e gjeti vjehrrën e saj të vdekur. Djali dhe nusja e viktimës janë shprehur se nuk kanë pasur konflikte për pronat dhe se janë shpifje. Mësohet se dëshmitë e dhëna nga bashkëshortët Aliko në lidhje me ngjarjen kanë qenë kontradiktore. Në fund të seancës, togat e zeza të Gjirokastrës lanë në burg dy të pandehurit deri në përfundim të hetimeve. Ngjarja, për të cilën akuzohen Sharaf dhe Donika Aliko, ka ndodhur më 10 tetor. Ajo u publikua vetëm tri ditë më parë. Burime zyrtare nga policia deklaruan se hetimet nisën pas denoncimit të bërë nga vajza 70-vjeçare e viktimës, e cila jeton në Tiranë. Sipas bluve, kjo e fundit akuzoi vëllain dhe nusen e tij për vrasjen e nënës. Pas kallëzimit dhe hetimeve të kryera, policia arrestoi bashkëshortët Aliko, të cilët fillimisht kishin deklaruar se 92-vjeçarja kishte pësuar vdekje natyrale dhe më pas pohuan se ajo u vetëvra. 

Gjithashtu, u bë dhe zhvarrimi i të ndjerës nga një grup ekspertësh mjeko-ligjorë, të cilët do të përcaktojnë shkakun e vdekjes së Bukurie Alikos. Nga ana tjetër, të afërm të familjes Aliko fajësojnë djalin e së moshuarës dhe të shoqen e tij për vrasjen e Bukuries. “Kishin konflikte të shumta për shkak të trashëgimisë. Tokat në fshatin Zhulat ishin në emër të nënës së Sharafit. Bukurija ishte e ve dhe kishte firmën për pronat. Ajo ishte e fortë, madje gjatë verës punonte në fshat e në dimër rrinte në Gjirokastër. I biri e ka mbajtur vetëm për t’ia mbushur mendjen që t’ia linte me firmë pronat. Kur nuk ka pranuar e ëma, kanë nisur sherret”, thanë ata. /GSH