Prokuroria e Gjirokastrës, kërkesë Tiranës: Duam kopje të ekspertizës për armën e përdorur nga Xhuvani
Prokuroria e Gjirokastres i eshte drejtuar me nje kerkese Prokurorise se Tiranes, ne te cilen i kerkon nje kopje te ekspertizes se bere per armen, plumbat dhe gezhojat e gjetura pas masakres ne Tirane, me autor te dyshuar Kostandin Xhuvanin.
Kerkesa per ekspertize konsiston ne domosdoshmerine e nje krahasimi mes armes se perdorur nga Xhuvani gjate masakres me 4 viktima ne lokalin e nates ne Tirane, me ato qe jane perdorur ne 25 prillin e shkuar ne Gjirokaster. Ngjarje per te cilen u hap nje hetim per Kostandin Xhuvanin, e pas te ciles ai u shpall ne kerkim, shkruan Panorama.
Prokuroria e Gjirokastres pasi mori referimin për ngjarjen ne daten 25 prill nisi hetimet per Xhuvanin, por me 17 tetor per mungese provash pushoi hetimet për personin. Për ngjarjen u pezullua hetimi, por, nderkohe qe del nje tjeter indicie, si kjo e fundit, ceshtje duhet te rihapet automatikisht.