Ndihmuan disa sirianë të kalonin ilegalisht kufirin, pranga dy gjirokastriteve
Dy persona kanë rënë në pranga nën akuzën “Dhënie ndihmë për kalim të Paligjshme të Kufirit”.Burime nga policia e Gjirokastrës bëjnë me dije se Specialistët e Sektorit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të këtij qyteti kanë arrestuar në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme 29- vjeçarin R.Çani deh 54- vjeçarin P.Zekaj, të dy banues në Gjirokastër.
Të sipërpërmenduarit janë arrestuar në flagrancë duke strehuar në një hotel në Gjirokastër, disa shtetas nga Siria, të cilët kishin hyrë ilegalisht nëpërmjet kufirit me shtetin grek dhe kishin destinacion Malin e Zi. Mësohet se sirianët do të ndihmoheshin nga dy të arrestuarit për të mbërritur në shtetin në kufirin verior të Shqipërisë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër