Kërkohet liçensimi i variantit shqiptar të hashashit
Deputeti Koço Kokëdhima i ka kërkuar ministrit të Bujqësisë Edmond Panaritit të liçensohet brandi shqiptar i hashashit si një mënyrë për t’u mbjellë dhe kultivuar në rrugë ligjore. Deklarata, e cila ka zënë në befasi gjithë Komisionin e Ekonomisë ku Kokëdhima ka bërë deklaratën, është pritur fillimisht me rezerva nga ministri Panariti.
Ai ka theksuar se për Lazaratin qeveria ka menduar t’i ofrojë disa kultura të tjera, përfshi dhe bimë medicinale. Por, Kokëdhima ka këmbëngulur për liçensimin e varietetit shqiptar të hashashit dhe mundësinë e mbjelljes së tij me liçencë.
Pas kësaj, ministri Panariti ka qenë i prerë, duke theksuar se qeveria është e vendosur kundër ekonomisë kriminale në vend. Debati u zhvillua në Komisionin e Ekonomisë para gjithë deputetëve.