Veshjet personale të Shanisha Libohovës, për herë të parë në publik (FOTO)

Veshjet dhe aksesorët ceremonial që ju po shikoni i përkasin fillim shekullit të 19-të dhe janë pjesë e garderobës personale të Shanisha Libohovës (motra e Ali Pashë Tepelenës). Ato prezantohen për herë të parë në publik. Këto veshje janë pjesë e një koleksioni privat dhe janë ekspozuar në Hotel Rogner si pjesë e një ekspozite në fokus të së cilës ishte trashëgimia materiale dhe jomateriale shqiptare. 

Iniciativa për ekspozenë me produkte shqiptare vjen në atmosferën festive të nëntorit dhe 70-vjetorit të Çlirimit të vendit. Objektet e paraqitura përveç vlerave artistike që evidentohen në stilimin e veshjeve, në teknikat dhe skemat kompozicionale të përdorura për dekorim, përmbajnë edhe vlera të veçanta kulturore dhe historike, të cilat dëshmojnë mënyrën e jetesës së familjeve që i përkasin shtresave të larta të Shqipërisë së asaj kohe.

Motra e Ali Pashë Tepelenës, Shanishaja, u martua me një nga anëtarët më të rëndësishëm të familjes Libohova dhe kalaja ishte paja e Ali Pashës për të motrën. Shanishaja prehet në varrezat në jug të kalasë. Ajo njihej si një zonjë e rreptë dhe hijerëndë. Emri i Shanishasë del edhe te romani ”Darka e gabuar” e Ismail Kadaresë, sipas të cilit në kalanë e Gjirokastrës ndodhet një skutë me emrin ”guva e Shanishasë”.

01

02030405060708091011121314