20 vjet nga themelimi i institucionit Prefekt i Qarkut Gjirokastër
December 6, 2014
Me rastin 20 vjetorit të themelimit të institucionit të Prefektit të Qarkut Gjirokastër, është zhvilluar një takim brezash mes ish-prefektësh dhe punonjësish ndër vite të këtij institucioni. Ata kanë ndërë mes tyre momente të veçanta gjatë punës në Prefekturë dhe kanë theksuar rëndësinë e këtij institucioni.
Më herët gjatë ditës, Prefektuara u hap për qytetarët dhe nxënësit e shkollave, të cilët e vizituan për t’u njohur nga afër me funksionimin e këtij institucioni. Aktualisht Prefektura e Gjirokastrës drejtohet nga Zamira Rami.