Kryetari i komunës Lazarat, 147 mijë dollarë borxhe për dritat
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike paralajmëroi drejtuesit vendorë të paguajnë detyrimet e energjisë, në të kundërt do të kallëzohen penalisht. Kryetarët e komunave kanë krijuar një borxh prej 637 mijë dollarë, prej të cilave 147 mije dollare është borxhi që kryetari i komunës së Lazaratit Dasho Aliko i detyrohet OSHEE-së.
Deklarata u bë sot nga drejtori i OSHEE-se Adrian Çela
“Jemi te detyruar të bëjmë publike fakte tronditëse që flasin për degjenerimin e shtetit, sidomos vitet e fundit. Sot dua t’u bëj thirrje një numri skandaloz kryetarësh komunash, të cilët jo vetem i kanë zhytur në borxhe ndaj OSHEE institucionet që përfaqësojnë, por janë personalisht debitorë, që nuk paguajnë energjinë elektrike të konsumuar në shtëpitë apo bizneset e tyre.
Zotërinjtë nuk duhet të fshihen pas imunitetit të të zgjedhurit nga populli, po të marrin përsipër përgjegjësinë e të vijnë të paguajnë.
Nëse kjo sdo të ndodhë edhe pas këtij apeli, ne jo vetem do t’i kallëzojmë në prokurori, por do t’i drejtohemi qeverisë për shkarkimin e tyre pa asnjë dallim përkatësie politike, pasi kjo betejë nuk është mes partive, por mes qytetarëve të përgjegjshëm dhe abuzuesve të çdo lloji.
Janë jo pak por 637 mijë dollarë, detyrim i prapambetur personal i Kryetarëve të bashkive e komunave në rang vendi. Vetëm kryetari i Komunës Lazarat ka plot 147 mijë dollarë borxhe të papaguara të energjisë elektrike. Shpresojmë që kjo marrëdhënie e turpshme e këtyre zotërinjve me ligjin të marrë fund javën e ardhshme“, tha administratori i përgjithshëm i OSHEE, Ardian Çela.