Grekët, më të palumturit në Europë
December 17, 2014
Një sondazh i Qendrës Greke për Statistikat tregon se 70 për qind e të anketuarve në Greqi i konsiderojnë jo të mira kushtet e jetesës dhe të punës. Të dhënat u publikuan në një studim të Eurobarometer tregojnë se greket janë më të palumturit mes 36 vendeve të Europës. 82 përqind e të anketuarve thanë se ndodhen nën presion material dhe shpirtëror. 45 përqind nuk kishin besim tek qeveria dhe 50 perqind besojnë se në 2015 gjendja ekonomike do të jetë më e keqe. Studimi tregoi se populli më i lumtur në Europë janë islandezët dhe pas tyre vijnë danezët e norvegjezët që ndajnë vendin e dytë.