Festat e fundvitit, ja kush përfiton shpërblim nga qeveria
Kryeministri Edi Rama bën publik shifrën e shpërblimit për pensionistëve, veteranëve ish të përndjekurit etj.
Rama nga foltorja e Kuvendit bëri publike kategoritë që do të shpërblehen.
30 $ (3 mijë lekë) Pensionistët kryefamiljarë të vetmuar ose në çift. Familjet në ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuar
20 $ (20 mijë lekë) Pensionistët e tjerë
50 $ (5 mijë lekë) Veterantët e luftës dhe të përndjekurit e regjimit komunist mbi moshën 65 vjeç
100 $ (10 mijë lekë) për të gjithë familjet e policëve të vrarë dhe ushtarakëve në misione jashtë Shqipërisë
400 $ ( 40 mijë lëkë) për çdo mësues të trupës mësimore të 10 shkollave të rankuara të parat në klasifikimin e maturës Shtetërore.
50 $ për çdo nxënës të shkëlqyer për Republikën e Shqipërisë nga pjesa e dytë e ciklit 9 vjeçar dhe për të gjithë ciklin e mesëm
50 $ për çdo student të ekselencës
400 $ (40 mijë lekë) për trupën e 3 shërbimeve më të mira shëndetësore të Shqipërisë
400 $ (40 mijë lekë) për çdo polic të njësisë më të mirë policore që është njësia e qarkullimit të Tiranës
400 $ për seicilin pjesë e njësisë që shpëtoi Parkun e Divjakës