Nis ndarja e shpërblimeve të fundvitit për pensionistët
Nga dita e sotme nis ndarja e shpërblimeve të fundvitit për pensionistët.Të gjithë pensionistët, shpërblimin e qeverisë për festat do të mund ta tërheqin në të njëjtën ditë me pensionin.
Sipas njoftimit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, pensionistët në ditën e caktuar për tërheqjen e pensionit nga ora 08:00-14:00 do të mund të marrin në sportele këtë të fundit, ndërsa pas orës 14:00 deri në 20:00 të së njëjtës ditë do të ndahet shpërblimi.
Janë plot 598 mijë e 203 persona që përfitojnë shpërblime për festat dhe ISSH tha se ka hartuar një grafik për përballimin e fluksit dhe mundësimin e marrjes së shpërmbimit nga të gjithë deri në fund të dhjetorit.
Por edhe nëse ndonjë pensionist nuk do të mund ta tërheqë shpërblimin brenda dhjetorit, ai do ta marrë në janar sëbashku me pensionin.