Festat e fundvitit, rikthehen radhët në Kakavijë
Sic ndodh gjithmonë në këtë periudhë të vitit, pika kufitare e Kakavijës përballet me fluks të lartë udhëtarësh. Gjatë 24 orëve të fundit në këtë pikë kufitare janë përpunuar rreth 8200 persona, shumica e të cilëve kthehen në Shqipëri për të kaluar festat e fundvitit, ndërsa edhe një pjesë e konsiderueshme udhëtojnë drejt shtetit fqinj te të afërmit.
Përvec festave, emigrantet që kanë pasur probleme me toponimet, kthehen në atdhe për të aplikuar për pasaportat e reja të fëmijëve të tyre. Nga pala greke, përvec radhëve ka patur edhe kthime të udhëtarëve që s’kanë pasur me vete para të mjaftueshme për të justifikuar ditët e tyre të qëndrimit në shtetin helen. Përfaqësues të palës shqiptare kanë zhvilluar takime me palën greke, ku i kanë kërkuar shtimin e numrit të sporteleve për të përshpejtuar përpunimin e udhëtarëve.