Shqipëria turistike në revistën turke ”Skyline”
“Me natyrën e saj me një pafundësi nuancash të të gjelbrës, bregdetin e bukur, trashëgiminë kulturore dhe kuzhinën me shumë shije, për të mos përmendur mundësitë ekonomike. Shqipëria është një vend i vogël plot histori në Adriatik. Për një udhëtim relaksues, por edhe energjik, a do të dëshironit të shkonit në Shqipëri”? Kështu shkruan revista turke ”Skyline” për natyrën e vendit tonë.
Një mundësi e bukur për të gjithë të huajt për t’u prezantuar me Shqipërinë turistike, në këtë artikull që revista turke Skyline, në numrin e dhjetorit, ka realizuar për Shqipërinë si një destinacion shumë interesant për t’u vizituar nga pushuesit nga e gjithë bota. Prezantimi turistik i Shqipërisë gjate vitit 2014 ka qenë prezent në disa media të huaja të shkruara dhe vizive. Kjo tregon se tashmë Shqipëria është futur në tregun botëror të turizmit. Turizmi i stinës dimërore sapo ka trokitur dhe pritet që të ketë mjaftë vizitore të huaj e vendas në destinacionet dimërore si, Voskopoja, Dardha, Thethi, Brezovica, Valbona…etj. Nga informacioni i marre nga këto zona, shërbimi hotelerik dhe siguria jane në gadishmëri të plotë./ata