Bashkia Libohovë nderon nxënësit më të mirë të vitit 2014

Në prag të ndërrimit të viteve, Bashkia Libohovë vlerësoi me ndonjë dhuratë simbolike nxënësit më të mirë të shkollës 9-vjecare “Avni Rustemi” dhe gjimnazit “11 Shkurti”. Të shoqëruar nga drejtorët, Mehdi Metaj dhe Vjollca Idrizi, nxënësit u pritën në bashki nga kryebashkiaku Altin Como.

Per shkollen 9-vjecare u vleresuan nxenesit: Ajla Peça, Grejs Peça, Antonio Karavidha, Arvis Idrizi, Orest Çobani, Klea Peça, Nesada Goxha, Enejada Tusuni, Dhimitra Gjika, Ersida Laçi, Ornela Rustemi, Argjiro Isufati, Juela Kamo, Eneida Shuti dhe Klaudio Ahmeti.

Ndërkohë që nga nxënësit e shkollës 9-vjecare, te më të mirët nuk mungonin djemtë, në listën e më të dalluarve të gjimnazit kishte vetëm vajza. Kështu, u vlerësuan: Sidorela Bano, Violeta Gjika, Kristiana Tosuni, Ermira Lile, Denada Hide, Aurela Tusuni, Ester Hunda, Artiola Kamo, Zeri Pasho dhe Alisia Ismailati.

10498476_344139649106171_7735934018487767160_o

10904513_344140105772792_436308702387066720_o