Ngrica në aksin Erind-Çajup. Ja situata sipas çdo qarku
Situata e rrugëve në vend edhe sot paraqitet problematike. Ministria e Transportit ka paraqitur gjithë akset problematike, sipas qarqeve.
Qarku Tiranë:
Ne akset Trau Dajt – Qafë Mollë – Bizë, Trau Dajt – Antena, Qafë Priskë – Shëngjergj ka ngrica ne rruge dhe behet sperkatja me kripe. Qarkullimi rekomandohet te kryhet me zinxhire.
Qarku Durres:
Nuk ka probleme ne akset e ketij qarku. Te behet kujdes ne qarkullim, pasi ka trafik ne akset e ketij qarku.
Qarku Elbasan
Aksi Librazhd – Steblevë eshte i hapur. Aksi Elbasan – Gjinar ka prani ngricash ne rruge.
Rekomandohen zinxhiret per shkak te ngricave ne aksin Elbasan-Gjinar, dhe te evitohen parakalimet ne vendin ku rruga ngushtohet.
Qarku Berat
Nuk ka probleme per qarkullimin e mjeteve.
Te behet kujdes per shkak te fluksit te dendur te makinave
Qarku Vlore
Ne Qafen e Llogorase ka 30cm bore. Po vazhdon pastrimi i rruges dhe hedhja e kripes.
Qarkullimi duhet te kryhet me zinxhire.
Qarku Gjirokaster
Ka ngrica vetem ne aksin Erind-Çajup. Ky aks po trajtohet me kripe.
Rekomandohet kalimi me zinxhire.
Qarku Korçe
Ne aksin Pogradec-QThane. Vazhdon puna per pastrimin e rruges dhe kriposjen e saj.Njoftohemi se Aksi Qafe Thane – Lin eshte i pastruar , ne asfalt.
Kalimi eshte i detyrueshem me zinxhire ne aksin e Dardhes.
Qarku Kukes
Eshte bere pastrimi i rrugeve dhe jane sperkatur me kripe. Disa akse qarkullohen pa zinxhire.
Kalimi ne rrugen e kombitTuneli- Kalimash-Kukes –Morine pa zinxhire.Qarkullimi rekomandohet te behet me zinxhire ne disa segment1.Kukes-krume 2.Kukes-Draj,Rec. 3.Domaj –Bushtrice 4.Kukes-Qafe Shllake. 5.Kukes –Shishtavec(ura e Zapod) teTropojes dhe Kukesit, per shkak te temperaturave shume te uleta
Qarku Diber
Vavazhdon hedhja e kripes , shkak te temperaturave shume te uleta gjate nates.
Qarkullimi rekomandohet te kryhet me zinxhire ne akset Ura e Cerenecit-Stebleve, Qafe Bualli-Kraste, Muhurr-Qafe Draj dhe ne segmentin Sllove-Kalaja e Dodes.
Qarku Shkoder
Ka temperatura te uleta. Ne akset e Pukes dhe Malesise se Madhe ka ngric/ qe po trajtohen me kripe.
Aksi Qafe Mali-Flet, bllokohet here pas here si pasoje e eres se forte qe e kthen boren ne rruge. Borepastruesja dhe fadroma jane te instaluara ne vend dhe bejne here pas here hapjen e rruges.
Qarkullimi ne akset e Malesise se Madhe dhe ne aksin Qafe Mali Mali-Flet rekomandohet te behet me zinxhire.
Qarku Fier
Nuk ka probleme per qarkullimin.
Te behet kujdes ne levizje, per shkak te fluksit te madh te makinave ne superstraden Fier – Lushnje
Qarku Lezhe
Pothuaj gjithe akset qarkullohen pa zinxhire.
Rruga e Kombit eshte e hapur , Tuneli Kalimash-Kukes – Morine pa zinxhire,Rekomandohet kalimi me zinxhire edhe per aksert Rreshen-Qafe Bene dhe Shpal-Ura e Repsit.