Moti i keq, normalizohet situata në rrugët e qarkut Gjirokastër
Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor janë duke ndjekur me kujdes të veçantë situatën e akseve rrugore pas reshjeve të dëborës që kanë rënë gjatë ditëve te fundit.
Autoriteti Rrugor Shqiptar kërkon mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve, për të zbatuar rregullat e qarkullimit dhe njoftojnë sot për gjendjen e akseve rrugore dhe kalueshmërinë e mjeteve në to.
Në zonat kryesore të vendit vazhdon të ketë vështirësi në qarkullim për shkak të motit të keq dhe temperaturave të ulëta, por përgjithësisht gjendja e akseve nacionale paraqitet e përmirësuar.
Sa i perket qarkut te Gjirokastres, raportohet se nuk ka probleme per qarkullimin ne te gjitha akset e ketij qarku, por ekomandohet ecja e kujdesshme, sidomos ne segmentet rrugore qe nuk i ze dielli, sepse ne keto vende formohen ngrica.