Gjirokastër, drejt rrënimit banesa 1 shekullore,rrezikon shtëpia e banuar
Moti i keq dhe shirat e rrëmbyeshëm të këtij dimri, kanë rikthyer në qytetin e Gjirokastrës, problematikën e banesave rrezik shembje për banorët. Disa banesa të braktisura, kryeshisht në pjesën e sipërme të qytetit e cila është historike, si shkak i amortizimit dhe shembjeve të vazhdueshme të cative dhe mureve të gurta, po kërcënojnë jetën e familjeve dhe banorëve që jetojnë në afërsi të tyre.
Jeta e katër pjestarëve të familjes Naci, në lagjen Varrosh, kërcënohet nga shenbjet e vazhdueshme të një banese të braktisur e cila ndodhet në afërsi të tyre. Pjestari i familjes, Fredi Naci, shprehet për A1 Report, se banesa e gurtë tri katëshe në të cilën nuk jeton kush, përbën një kërcënim serioz për familjen e tij.
Shembejet e vazhdueshme të banesës së gurtë të braktisur nga komshijtë e tyre, kanë sjellë edhe probleme në mjediset e brendshme të shtëpisë ku jeton familja Naci.
Aktualisht pjesa më e madhe e dhomave, janë mbuluar nga lagështia ndërkohë që muret e shtepisë kanë nisur të plasariten si shak i shembjes së trarëve dhe gureve nga shtepia e braktisur.
Frika për jetën, i ka detyruar pjestarët e familjes Naci, që të braktisin disa prej dhomave të cilat ndodhen në pjesën e shtëpisë që është ngjitur me banesën e braktisur. Në këtë situatë, as ustallarët nuk guxojnë të ngjiten në cati për të ndërhyrë pasi tremben se mund t’u bien gurë nga shtëpia e braktisur. /A1 Report