Spitali rajonal i Gjirokastrës pa ngrohje, pacientët përballen me të ftohtin [VIDEO]
January 13, 2015
Edhe pse u nevojitet kujdes maksimal, pacientët që sapo kanë dalë nga operacioni përballen me të ftohtin, pasi ngrohja mungon në spitalin rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër.
Batanijet, veshjet e rënda dhe furnelat e marra nga shtëpitë mbeten të vetmet zgjidhje për të përballuar të ftohtin e acartë të këtij dimri.
Thuhet se ekziston një kaldajë për ngrohjen totale të godinës, por sipas pacientëve asnjëherë nuk është vënë në përdorim, ndërsa sipas dokumentave është kryer blerja e karburantit të nevojshëm.