Zhbllokohen lejet e ndërtimit, Kushtetuesja rrëzon vendimin e qeverisë
January 15, 2015
Gjykata Kushtetuese rrëzon qeverinë për vendimin që ndalonte lejet e ndërtimit deri pas zgjedhjeve vendore të vitit 2015. Gjykata argumenton se vendimi i 5 muajve më parë nga KKT-ja bie ndesh me Kushtetutën dhe Kartën Europiane të Autonomisë Vendore. Ndalimi i lejeve të ndërtimit nga qeveria u bë me argumentin për të frenuar abuzimet e të zgjedhurve vendorë, të cilët preken nga reforma administrative dhe terriroriale.