Video-skandal/ Mësuesja “rreh” fëmijën para klasës
January 23, 2015
Një skandal në një nga shkollat fillore në Shqipëri. Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku shihet një mësuese e shkollës fillore që në mënyrë brutale, çnjerëzore, rreh një nxënës të klasës së saj. Dhe gjuha e përdorur nga mesuesja është po ashtu skandaloze.“Ça është ky muhabet, mor? Ça është? Ça është ky muhabet” dëgjohet mësuesja që rreh nxënësin.Administratorët e “Jeta osht Qef” e kanë hedhur këtë video dhe thonë se është rregjistruar në një nga shkollat fillore në Koplik.Gjithsesi i takon Ministrisë së Arsimit që të gjejë shkollën dhe mësuesen. Duket se video është regjistruar tani në dimër, edhe për shkak të palltove. Mësuesja e shkollës “Prek Gjoni” në Malësinë e Madhe dhe që u denoncua me anë të një videoje të bërë publike në rrejtin social Facebook, ku dukej duke dhunuar një nxënës, është vënë nën hetim penal. Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Shkodrës, e cila ka nisur dhe çështjen ndaj saj. Mësuesja Piranaj akuzhet se ka dhunuar në klasë nxënësin me incialet E. C., ndërsa ajo do të ndiqet penalisht në gjendje të lirë.