Tepelenë, bie makina në humnerë, një i vdekur
January 24, 2015
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Levan- Tepelenë. Në afërsi të fshatit Kremenar të komunës Fratar, një makinë ka dalë nga rruga duke përfunduar në humnerë.
Si pasojë e aksidentit humbi jetën Flamur Ismaili i cili udhëtonte bashkë me familjen, ku gruaja dhe fëmijët kanë mbetur të lënduar.
Paraprakisht bëhet e ditur se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën lëvizte mjeti, ndërsa aktualisht uniformat blu po hetojnë mbi rrethanat e ngjarjes.