Gjirokastër, vështirësi në qarkullim për shkak të mjegullës së dendur
Rënia e menjëhershme e temperatura ka risjellë dëborën në disa zona të vendit. Nga monitorimi i bërë nga Autoriteti i Rrugëve për këtë të premte, Elbasani, Korça dhe Gjirokastra janë qytetet që paraqesin rrezik për drejtuesit e automjeteve dhe kalimtarët. Në Gjirokastër rekomandohet ecja e kujdesshme, për shkak të mjegullës. Në Korçë ka filluar kriposja e akseve kryesore.
Ndërkohë ne një njoftim te orëve te pasdites Autoriteti i Rrugëve ka bere me dije se segmenti Tirane-Elbasan do te jete i bllokuar për gjithë fundjavën deri ne një njoftim te dyte. Shkak është bere rikthimi i shirave qe kane favorizuar rrëshqitjet ne zonën e Ibes. Në Libohove e Zagori ka pasur edhe ndërprerje të energjisë elektrike per ore te tera. Reshjet e shumta te shiut kane krijuar veshtiresi edhe ne disa rruge te brendshme te Gjirokastres, si dhe ne akse te tjere kryesore qe e lidhin me zonat perreth. Siperfaqe te konsiderueshme tokash ne fushe jane mbuluar nga uji.