Policia u bën apel qytetarëve: Mos udhëtoni drejt jugut!
February 1, 2015
Policia e Shtetit i ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin sot udhëtimet për në jugut të vendit, pasi situata është tejet problematike. Në çdo moment pritet edhe bllokimi i rrugëve nacionale, pas atyre rurale, për shkak të vërshimit të disa lumenjve, si Osumit, Vjosës, Devollit.
Shtabi i Emergjencave që është ngritur ka vënë në lëvizje të gjitha strukturat për të evakuar banorët që jetojnë në fshatrat përreth lumenjve, pasi një pjesë e mirë e tyre janë nën ujë tashmë, por pritet avancimi i ujit me kalimin e orëve.
Situata më e rëndë paraqitet në Novoselë të Vlorës, në Berat e Tepelenë e Gjirokaster.