Përmbytjet, ja rrugët problematike në Qarkun Gjirokastër
Akset rrugore nacionale janë të kalueshme për momentin, rrezikon dalja e ujit në rrugë në vendin e quajtir Kthesa e Viroit në hyrje të qytetit Gjirokastër.
Si pasojë e daljes së lumit Drinio nga shtrati është bllokuar aksi rrugor rural Gjirokastër- Lunxhëri.
Si dhe është bllokuar aksi rrugor Libohovë –Sofratikë.
Ne Memaliaj tek rrepet e Memaliaj, në lokalin e quajtur “1 Maji”, është bllokuar roja i lokalit nga prurjet e mëdha të lumit Vjosë.
Forcat e policisë dhe të zjarrfikëses kanë bërë përpjekje për ta nxjerrë por s’kanë mundur dot për shkak të prurjeve të mëdha të lumit.
Për nxjerrjen e tij nga lokali do të niset një helikopter, pasi vetëm nga ajri mund të realizohet nxjerrja e tij. Gjendja e rojes së lokalit është e mirë pasi ka hipur në pjesën e sipërme të lokalit dhe nuk rrezikohet për momentin.
Në Përmet, aksi rrugor Përmet- Çarshovë është i bllokuar në vendin e quajtur Badlonjë pasi lumi Vjosë ka dalë rreth dy metra në rrugë.
Aksi Rrugor Tepelenë- Përmet është i bllokuar në vendin e quajtur Dragot, pasi lumi Vjosë ka dalë në rrugë.