New York Times: Shqiptarët, raca më e bukur në Evropë
“Shqiptarët janë raca më e bukur në Evropë”. Ky është konkluzioni i një shkrimi në New York Times, publikuar më 21 maj të vitit 1911, që sillet tashmë sërish në vëmendje.
“Fizikisht shqiptarët janë raca më e bukur në Evropë. Gratë shqiptare janë shumë të bukura, me flokë të errëta dhe nganjëherë sytë e tyre janë gri. Ecja e tyre është një kënaqësi për t’u parë, e kështu janë edhe vallet e tyre. Herën e parë që pashë vallen shqiptare, më dha një kënaqësi të veçantë”, shkruhej në New York Times.
Artikulli vlerëson edhe kërcimet tradicionale shqiptare, por nuk lë pas as bukurinë fizike dhe inteligjencën e meshkujve shqiptarë. “Lëvizjet plot elegancë tregojnë forcën. Po ashtu, ato janë shumë të bukura dhe shumë të talentuara. Ata janë si skocezët në shekullin e XVII. Me këtë kuptoj që janë raca më e mirë nga inteligjenca dhe fiziku në Ballkan. Nëse shkoni në Kostandinopojë, ju do të kuptoni se njerëzit më të mirë, jo vetëm ushtarët, por edhe zyrtarët janë shqiptarë”, thuhej në shkrim.