Gjirokastër, gjendet i varur në banesë një 46-vjeçar
Një burrë është gjetur i varur në ambientet e banesës së tij në qytetin e Gjirokastrës.
Burime nga policia bëjnë me dije se ditën e sotme, rreth orës 17:55, në Sallën Operative të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër ka mbërritur një telefonatë, nëpërmjet së cilës është bërë e ditur se 46-vjeçari M.Ç., është gjeture i pajetë në shtëpinë e tij.
Sipas familjarëve të të ndjerit, burri ka varur veten me litar në tualet, në pjesën e dushit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “18 Shtatori” në Gjirokastër.
Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka nisur hetimet e para dhe ka ekzaminuar trupin e viktimës.
Blutë e Gjirokastrës konfirmojnë se në trupin e 46-vjeçarit nuk janë gjetur shenja dhune.
Sipas dëshmisë së familjarëve, shkaku i vetëvarjes, paraprakisht dyshohet të jetë një depresion i çastit.