Arrestohet një 30-vjeçar nga Lazarati, ishte dënuar për rrëmbim personi
February 5, 2015
Efektivat e Komisariatit të Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me Specialistët e Sektorit Kundër Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër gjatë mbrëmjes së djeshme , pas informacioneve të marra në rrugë operative për lëvizjet dhe vend-ndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim nga Lazarati , kanë bërë kapjen dhe ndalimin e tij dhe konkretisht:
Bako Buzheri, vjeç 30, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër,
Kapja dhe ndalimi i tij u bë për arsye se: Ky ishte person i shpallur në kërkim pasi, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, e ka dënuar me 21 vjet burg, për veprën penale Rrëmbim e mbajtja peng e personit.