Përmbytjet, ja si paraqitet gjendja e rrugëve në Qarkun Gjirokastër
Sipas Autoritetit Rrugor Shiptar, gjendja e rrugeve ne qarkun e Gjirokastres paraqitet si me poshte: Ka rreshje shiu. Ne aksin Gjirokaster-Tepelene ka renie guresh ne rruge ne vendin e quajtur Shkalla e Zeze.
Ne zonen e Rrapit te Kuqarit ne Permet ka renie guresh, rruga eshte me nje kalim. Punohet intensivisht per pastrimin e akseve ne te dy keto segmente. Ne aksin Permet – Çarshove, 2 km pa shkuar ne Petran, ka nje gerryerje te rruges nga uji.
Eshte vendosur sinjalistika perkatese. Ne aksin Kufi Tepelene-Gjirokaster, ne afersi te fshatit Shtëpëz, ka ndodhur nje shkarje masive ne krahun e poshtëm të trupit të rrugës. Jane marre masat per vendosjen e sinjalistikes perkatese, pasi ka devijim te drejtimit te levizjes. Ju lutemi perdoruesve te rruges te respektojne sinjalistiken e vendosur!
Te behet kujdes ne zonat ku ka rreshqitje dhe prani te ujit ne rruge. Perdoruesit e rruges te zbatojne sinjalistiken e vendosur ne segmentet ku ka shkarje.