Tsipras paralajmëron Tiranën: Respektoni minoritetin grek, u vëni fre atyre që flasin për Çamërinë
Në aktivitetin e organizuar nga Rinia Vorioepirote e Athinës me rastin e prerjes së pitës së fillimvitit, zv/ministri i shtetit në qeverinë Tsipras, Terens Kuik i ka kujtuar Shqipërisë se do të ketë mbështetjen e Greqisë në rrugën drejt Bashkimit Europian vetëm nëse respekton plotësisht të drejtat e minoritetit grek.
Ai tha se Shqipëria duhet t’i japë fund çdo qasje që synon tjetërsimin e popullsisë greke në jug të vendit përmes ndryshimeve administrative në qeverisjen lokale. Zytrari grek i kërkoi qeverisë shqiptare të ndalë referencat që lidhen me Shqipërinë e madhe dhe t’u vërë fre zërave që flasin për çështjen çame, duke u përpjekur ta ndërkombëtarizojnë atë, raporton Respublica.
“Miq-miq, por asnjëherë miqësia e dy vendeve fqinje nuk mund të mbeshtetet ne pretendime territoriale dhe britma ekstremiste”- është shprehur Kuik.
Sipas tij, ngjarje si e ajo e Përmetit ku u dhunua besimi fetar nuk duhet të ndodhin, pasi grekët e Vorio Epirit janë të lidhur ngushtë me Kristianizimin dhe Ortodoksinë.
Terens Kuik është përfaqësues i Partisë së Grekëve të Pavarur (ANEL), në koalicion me Syriza-n e Aleksis Tsipras.